Kovaçevski: Dita Nacionale e Serbëve është një dëshmi e unitetit në vendin tonë që kemi ndërtuar ndër shekuj

Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbajti fjalim në akademinë solemne me rastin e Ditës Nacionale të Serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në ngjarjen solemne ku morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikola Selakoviq, kryetarja e Republika Srpska, Zhelka Cvijanoviq, kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviq, deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputeti  në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Miroslav Stojanoviq, ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski dhe kryetarja e Këshillit Nacional të Serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe kryetare në bordin organizues për shënimin e Ditës Nacionale të Serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Joviq Stojkovska, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ua uroi festën Dita Nacionale e Serbëve në vendin tonë, e cila gjithmonë kremtohet në ditën e një nga figurat më të ndritura dhe më të shenjta në historinë e popullit serb - Shën Sava.

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellin fjalimin e Kryeministrit Kovaçevski në tërësi:

 “Për mua është një nder i veçantë që kam mundësinë që nga kjo akademi solemne të uroj Ditën Nacionale të Serbëve në vendin tonë.

Kjo ditë i kushtohet njërit prej figurave  më të ndritura dhe më të shenjta në historinë e popullit serb - Shën Savës.

Të nderuarve tanë nga Republika e Serbisë dhe Republika Srpska dhe qytetarëve që ata përfaqësojnë, i shpreh urimet e mia më të ngrohta me rastin e festës.

Shën Sava është themeluesi i Kishës së pavarur Ortodokse Serbe dhe kryepeshkopi i saj i parë. Është edukator, themelues i shkollave dhe spitaleve, diplomat, shkrimtar i ligjeve të para në shtetin serb. Shën Sava është ndërmjetës dhe pajtues mes vëllezërve dhe kombeve që grinden.

Figura dhe vepra e tij frymëzojnë tetë shekuj pas vdekjes së tij.

Vetëflijimi i tij për të hequr dorë nga të mirat e botës dhe për të pranuar krishterimin ortodoks si jetë personale, bëri që Shën Sava t'i përkasë të gjithë të krishterëve, pavarësisht nga kufijtë shtetërorë brenda të cilëve ata jetojnë.

Prandaj themi se vepra e tij frymëzon, kemi përpara përcaktimin tonë. Vendosmëria e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar dhe ushqyer një shoqëri të barabartë për të gjithë.
Qytetare, një shoqëri për të gjithë, në të cilën afirmojmë dhe vendosim respekt të ndërsjellë ndërmjet të gjitha bashkësive etnike në vendin tonë.

Pranimi i dallimeve etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore është veçantia dhe thelbi i komunitetit tonë.

Komuniteti serb në Maqedoninë e Veriut ka një kontribut të rëndësishëm për komunitetin tonë që ne e kemi ndërtuar ndër shekuj për të cilin kujdesemi sot.
Është shumë e rëndësishme që ky kontribut të bëhet pas namit të shenjtorit të madh Shën Sava.

Nga përkushtimi dhe lufta e tij u realizuan arritjet e tij të shquara shekullore në çështjet shtetërore, juridike, në diplomaci. Trashëgimia e tij në arsim dhe mjekësi.

Vepra shpirtërores e shenjtorit Shën Sava është e pavdekshme. Është themeli mbi të cilin ngritet tradita, kultura dhe vlerat e popullit serb, të cilin ai e pranon dhe e feston si prind shpirtëror.

Edhe një herë ju uroj përzemërsisht me rastin e Ditës Kombëtare të Serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

I përjetshëm qoftë emri dhe lavdia e Shën Savës, nën patronazhin shpirtëror të të cilit kremtohet kjo ditë.”