Kovaçevski: Të gjithë punonjësit që punojnë ditën e diel duhet të marrin së paku 50% mëditje më të lartë

“Vizita e sotme në Dura Automotiv Sistems është mundësi e shkëlqyer të shohim se si duket zbatimi i zgjidhjes ligjore Dita e diel ditë jo pune. Të punësuarit e kësaj kompanie, e cila për shkak të procesit kompleks të prodhimit duhet të punojë të dielave, përfitojnë 50% shtesë të mëditjes bazë. Kështu është rritur paga mesatare e atyre punëtorëve që punojnë të dielën në këtë kompani”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës në fabrikën “Dura”, që gjendet në zonën DZZHTI 2.

Kryeministri Kovaçevski së bashku me menaxhmentin e kompanisë, ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, drejtorët e ZZHTI-së Jovan Despotovski dhe të Inspektoratit Shtetëror të Punës, Vesna Tomovska, këtë vizitë e shfrytëzuan si mundësi për të biseduar me disa punonjës të cilët u shprehën të kënaqur me ligjin.

“Puna e punëtorëve duhet të vlerësohet dhe respektohet siç duhet. Ky ligj ka një efekt shumë pozitiv në ekonomi, stimulon punëtorët dhe ndikon pozitivisht në produktivitetin e tyre, gjë që është në interes të vetë kompanive. Ligji për ditën jopune të së dielës do të japë rezultate të shkëlqyera në rritjen e produktivitetit të kompanive dhe përmirësimin e ekonomisë. Me këtë rast dëshiroj të përgëzoj menaxhmentin e Dura i cili përveç dy fabrikave po planifikon një investim të ri të tretë në fabrikë, një investim mbi 20 milionë euro. Shuma e investimit në dy fabrikat ku ka 680 të punësuar është gati 70 milionë euro. E rëndësishme është se paga mesatare neto në këtë kompani është mbi 600 euro dhe ka tendencë të rritet edhe më tej. Çelësi për një strategji të suksesshme në fushën e investimeve të huaja është sigurimi i qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të investimeve, por edhe paga mbi mesatare, e cila përmirëson cilësinë e jetës dhe të ardhurat e qytetarëve”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski ju uroi punë të suksesshme kompanisë që ka histori mbi 100 vjeçare në industrinë e automobilave.