25 Dhjetori ditë jopune për qytetarët e fesë katolike

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë se Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV-se” nr. 21/98 dhe 18/07), 25 dhjetor 2021 (e shtunë), Dita e parë e Krishtlindjeve është ditë jopune për qytetarët e besimit katolik në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e fesë katolike për festën e Krishtlindjes.