Nga seanca e 91 e Qeverisë së RM-së: Do të formohet Grupi ndërsektorial i cili do të propozojë model të reformave për sistemin e sigurimit dhe zbulimit; Nisma të rifillojë Kombinati i duhanit në Kumanovë;Kornizë e re bashkëpunimi me Bankën Botërore

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën  sotme shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën të formimit të Grupit ndërsektorial i cili do të propozojë model të reformave për sistemin e sigurimit dhe zbulimit  në Republikën e Maqedonisë me Plan për vendosjen e tij.

Me konkluzion të seancës së sotme, Ministri i punëve të brendshme në afat prej 3 ditësh nga marrja e nominimeve është i obliguar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë të dorëzojë Propozim për formimin e Grupit ndërsektorial i cili do të propozojë model të reformave për sistemin e sigurimit dhe zbulimit  në Republikën e Maqedonisë me Plan për vendosjen e tij.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi  dhe miratoi Informacionin për pronësinë e cila i takon debitorit  Kombinatit të duhanit “ShA Boro Petrushevski Papuçar” nga Kumanova me qëllim të shqyrtohen mundësitë për rifillimin e kombinatit.

Në këtë drejtim Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme angazhoi Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Agjencinë për Menaxhimin me Pronën e Konfiskuar, në marrëveshje me kreditorët dhe pronarët e pronës, ose disa prej tyre, të hyjnë në proces me të cilin do t’i rregullojë raportet e ndërsjella në procedurën me të cilën duhet të krijohen kushte për shitjen e të gjithë pronës së patundshme dhe të tundshme të investitorëve potencial. 

Në seancën e sotme të 91, Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Kornizën e bashkëpunimit (Country Partnership Framework) ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Botërore për periudhën 2019-1023 dhe pranoi propozimin për Kornizën e bashkëpunimit, përkatësisht propozimin me projekte të cilët do të realizoheshin dhe financoheshin me mjete ( grant dhe /ose huamarrje) nga grupi i Bankës Botërore në periudhën në vijim. 

Ministrat e Qeverisë sot shqyrtuan dhe miratuan Informacionin lidhur me aktivitete që duhet të ndërmarr Republika e Maqedonisë  për implementimin e Strategjisë nacionale për zhvillim të qëndrueshëm dhe Implementim të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, dhe solli vendim për ndryshime dhe plotësime të Vendimit për formimin e Këshillit nacional për zhvillim të qëndrueshëm.

Në seancën e sotme Qeveria aprovoi edhe tekstin final të harmonizuar për Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim shkencoro- teknologjik, dhe caktoi d-r Arbër Ademin, ministër i arsimit dhe shkencës , në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të nënshkruaj Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim shkencoro - teknologjik.

Qeveria e RM-së  kryetare të Këshillit Organizativ për kremtimin e festës  shtetërore që paraprin “11  Tetori- Dita e Kryengritjes Popullore emëroi Milla Carovskën, ministre e punës dhe politikës sociale, kurse anëtarë do jenë m-r Goran Sugareski, ministër i transportit dhe lidhjeve, Asaf Ademi, ministër i kulturës, Suhejl Fazliu, ministër i vetëqeverisjes lokale, Dragan Nikoliq, sekretar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes dhe m-r Rober Alagjozovski, koordinator nacional për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunimit të  ndërsektorial.