Nga seanca e 75-të e Qeverisë së RM-së: U verifikua investimi i ri, kompania amerikane “Talamon” do të investojë 4 milionë euro në vend; U pranua llogaria finale e Buxhetit të RM-së për vitin 2017; U miratua propozim- ligji për parandalimin dhe mbrojtjen

Në seancën e sotme të 75-të qeveritare ministrat miratuan informacionin për propozim - marrëveshjen për ndarjen e ndihmës shtetërore Shoqërisë për prodhimtari dhe tregti  “Telamon Europa Makedonija ShPKNj Shkup. Bëhet fjalë për investim të ri në Republikën e Maqedonuisë, e cila kap verën prej 4 milionë euro. Sipas planit të biznesit të kompanisë, në pesë vitet e para janë paraparë 300 punësime të reja. Kompania “Telamon” prodhon makina për lidhjen e makinave automatike për prerjen e kabllove, lentave, makina për prerje dhe mbyllje. Ndërkaq, kompania është njëra nga kompanitë më të mëdha në ShBA dhe përfaqësitë e veta i ka në këto nëntë vende: Indiana, Ilinois, Kalifoprni, Arkanzas, Ohajo, Nju Xhersi, Kenzas dhe Misurim dy kapacitete ndërkombëtare në Kinë dhe një në Meksikë. Fabrika në Republikën e Maqedonisë do të jetë kapaciteti i katërt ndërkombëtar dhe përfaqësie e Telamon - Evropë. 

Qeveria në këtë seancë solli vendimin për përcaktimin e periudhës të qiramarrjes të tokës ndërtimore në Zonën industria zhvillimore zona Shkupi 1 dhe për vlerën e qiramarrjes, dhe pastaj miratoi projekt- marrëveshjen për qiramarrje afatgjate të tokës ndërtimore me Shoqërinë Tregtare dhe shërbime AIM PROPERTU ShPKNJ Shkup, si qiramarrës i tokës.

Qeveria në seancën e 75-të  miratoi propozimin - llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017, me raport  final të revizorit shtetëror të autorizuar. Në  llogarinë përfundimtare është  konstatuar se vitin e kaluar investime kapitale kanë qenë me vlerë prej 19,8 miliardë denarë,  të ardhura të përgjithshme kanë qenë gjithsej 179,706 milionë denarë, ndërsa shpenzimet gjithsej kanë qenë  196,561 milionë denarë. Sipas anketës  së fuqisë së punës, numri i të punësuarve në vitin 2017 është rritur për  2,4% në raport me vitin 2016, ku  shkalla mesatare e punësimit ka arritur 44,1%, kurse shkalla e papunësisë është ulur në 22,4%.  Paga mesatare bruto në vitin  2017 ka shënuar rritje prej 2,6% në bazë nominale me tendencë për rritje më të lartë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, si rezultat i rritjes së pagës minimale. Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ministrat  pranuan propozim- ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Me të rregullohet mbrojtja dhe ndalimi i diskriminimi, format dhe llojet e diskriminimit, procedurat për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe përbërja dhe puna e Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Qëllimi i këtij Ligji garanton parimin e barazisë dhe parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në realizimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut .

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, Qeveria miratoi propozim-programin për transfero kapitale për qendrat për zhvillim të rajoneve planore në fushën e zhvillimit  bujqësor dhe rural. Me këtë program do të realizohen aktivitete  për përkrahje të rajoneve planore me qëllim implementimin e projekteve për përmirësimin e qasshmërisë në tokat punuese në zona me veprimtari intensive bujqësore. Mjetet për realizimin e programit  janë përcaktuar në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2018 dhe janë me vlerë prej 30 milion denarë.

Si material për informim  Qeveria shqyrtoi edhe raportin final për revizionin e realizuar të raporteve financiare  dhe revizionin e harmonizimit për vitin 2016 të Institucionit Publik për fëmijë - çerdhe për fëmijë në Komunën e Qendrës- “13 Nëntori”  Shkup, propozuar nga Enti Shtetëror i Revizionit. Revizioni në raport shpreh mendim të pafavorshëm në raport me vërtetësinë dhe objektivitetin e paraqitjes së gjendjes financiare dhe rezultateve nga aktivitete financiare në raportet financiare për vitin 2016 si dhe harmonizimin e transaksioneve financiare me rregulloren relative ligjore, udhëzimeve dhe  politikave të praktikuara.

Qeveria në seancë aprovoi informacionin për dhënien e pëlqimit për ridestinim të përhershëm  të tokës bujqësore në tokë ndërtimore  për përpunimin e projektit të infrastrukturës për ndërtimin e Hidrocentraleve të vogla në lumin Strovija dhe objektet shoqëruese në KK Strovija në Komunën Dollneni, me propozim- vendim.

Gjithashtu, ministrant pranuan edhe propozim - ligjin për ndryshime të Ligjit për themelimin e Fakultetit Teknologjik - Teknik, Fakultetin e Veterinarisë dhe Fakultetin Juridik si pjesë e Universitetit “Shën Kliment  Ohridski” në Manastir.

Në seancën  sotme qeveritare, Qeveria vendosi që Kuvendit t’i propozojë kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të  Energjetikës edhe atë:

  • Marko Bislimoski, për kryetar
  • NatashaVelanoska, për anëtare
  • Atanasko Tuneski, për anëtar
  • Kushtrim Ramadani, për anëtar

Qeveria në seancën e saj drejtori të IKN - Burgut në Prilep emëroi Aleksandar Dameskin.