Prioritetet strategjike dhe qëllimet

Shumica parlamentare, fuqishëm është e përkushtuar në përforcimin e unitaritetit, sovranitetit dhe stabilitetit të Republikës së Maqedonisë, deklaron  vullnetin e saj politik për formimin e Qeverisë reformuese, e cila do të fokusohet në prioritet e përbashkëta strategjike të Republikës së Maqedonisë, anëtarësisë në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe do të sigurojë tejkalim të shpejt dhe të qëndrueshëm të krizës politike, nëpërmjet sigurimit të ndarjes reale të pushtetit, funksionit të shtetit të së drejtës dhe institucione të fuqishme dhe profesionale.

Partitë politike japin përkrahje të plotë për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, duke respektuar tërësisht Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe obligimet e saja ndërkombëtare, do të punojë në bashkimin e të gjitha forcave politike mbi platformën evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. Prioritetet politike të Qeverisë do të mbështeten mbi rekomandimet e Raportit të Pribes, si dhe Prioritetet emergjente të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Shumica parlamentare do të përkushtohet në ndërtimin e marrëdhënie të mira ndëretnike, mbi parimet  e respektimit të ndërsjelltë  dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.   

Agjenda e këtillë reformuese do të mundësojë synime të përbashkëta, që do t’i ndajnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë: jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, zhvillim të ekonomisë, kthimin e demokracisë, sundimin e së drejtës (ligjit), barazi të qytetarëve, institucione efikase, arsim dhe shëndetësi cilësore si dhe avancimin e imazhit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë.

Për më shumë informacione Ju lutemi shkarkoni programin e plotë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë